Ramush Haradinaj duke e komentuara debatin e djeshëm në Kuvendin e Kosovës, ka deklaruara se përgjegjësi për ndërtimin e murit në veri është niveli qendror.
Sipas Haradinaj ka pasur tendencë që në mënyrë të padrejtë fajin ta hedhin të kryetari i Mitrovicës Jugore Agim Bahitiri.
“Pjesa veriore nuk është nën përgjegjësinë e Bahtirit, por është komunë, të cilën niveli qendror e kanë ndarë vetë”, tha ai.
Kurse Bahtiri, që në fjalimeve e mbrëmshme në Kuvend, u akuzua se ka faj për murin tha se ky është vetëm një sulm politik që po bëhet ndaj tij.
“Unë kam kontribuar që ura të lirohet dhe asesi nuk mbajë përgjegjësi për vendosjen e murit në anën veriore”, tha Bahtiri.