×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Haradinaj pret në takim shefin e zyrës së BE-së, ia shpreh një shqetësim

    Insajderi
    25 July 2023 - 17:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, është rakuar sot me ambasadorin e BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, me të cilin thotë se ka pasur “bashkëbisedim të frytshëm e miqësor”.

    Haradinaj tha se kanë folur për çështjet aktuale në vend.

    Kreu i AAK-së i ka shprehur shqetësimin për agjendën legjislative të Qeverise “e cila në plot raste bie ndesh me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe me legjislacionin e Bashkimit Evropian”.

    “Një bashkëbisedim i frytshëm e miqësor në selinë qendrore të Aleancës me z. Tomáš Szunyog, Ambasador i Bashkimit Evropian në Kosovë. Diskutuam hapur për çështjet aktuale në vend. Gjithashtu, shprehëm shqetësimin tonë për agjendën legjislative të Qeverise se Kosovës, e cila në plot raste bie ndesh me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe me legjislacionin e Bashkimit Evropian. Integrimi euro-atlantik, është objektivi kryesor strategjik i Kosovës. Ky rrugëtim duhet të kulmojë me anëtarësim në BE dhe NATO”, ka shkruar Haradinaj në një postim në Facebook.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark