Kretari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka vazhduar takimet mobiliezuese për zgjedhjet e 14 shkurtit.
Haradinaj ka prezantuar programin e partisë që ai drejton për vitin 2021-2025 para banorëve të disa fshatrave të Gjakovës.
“Takimet mobilizuese po vazhdojnë. Sot prezentova Programin e Aleancës 2021 – 2025, para banorëve të Hasit, Rekës së Mirë e Dushkajës, në Rogovë, Novosellë dhe Cërmjan të Gjakovës”.
“Kosova kërkon udhëheqje kompetente, vendimmarrëse dhe të palëkundshme për të mirën e qytetarit, që ka program të qartë për rritjen ekonomike dhe vende të reja të punës”, theksoi Haradinaj. /Insajderi.org