×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj prezanton projektligjin me të cilin ndalohen lojërat e fatit

    Insajderi
    22 March 2019 - 16:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, e ka marrë shumë seriozisht Rezolutën e miratuar sot në Kuvendin e Republikës së Kosovës, përmes të cilës kërkohet që Qeveria që të nis procedurat për pezullimin e të gjithë llojeve të lojërave të fatit.

    Haradinaj përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka njoftuar se në mbledhjen e ardhshme të Qeverisë së Kosovës, do të shfuqizohet ligji ekzistues për lojërat e fatit.

    “Për Mbledhjen e ardhshme të Qeverisë, Zyra e Kryeministrit ka përgatitur ligjin, i cili do të shfuqizojë ligjin ekzistues dhe do të ndalojë lojërat e fatit”, ka shkruar Haradinaj.

    Rezoluta që u miratua sot në Kuvend ishte iniciuar nga opozita. Kërkesa për mbylljen e lojërave të fatit ka ardhur pas dy rasteve të vrasjeve brenda objekteve të lojërave të fatit, në Suharekë dhe së fundi në Lipjan.

    Rezoluta e opozitës ka kaluar sot me 74 vota pro, pa asnjë votë kundër dhe pa asnjë abstenim.

    Pikat e kësaj rezolute janë:

    Qeveria të nis procedurat ligjore për pezullimin e aktivitetit të të gjitha llojet lojërave të fatit, deri në plotësim ndryshimin e ligjit.

    Brenda 30 ditëve Qeveria të sjell në Kuvend, ligjin e ri që ndalon aktivitetin e të gjitha llojeve të lojërave të fatit në një periudhë prej 10 viteve.

    https://www.facebook.com/RamushHaradinajOfficial/photos/a.228559177268504/1108031122654634/?type=3&theater

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark