Kandidati për kryetar të Prishtinës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, është shprehur i bindur se kryeqyteti ka mundësi të realizojë projekte kapitale dhe se ai pret që të realizojë 100% të programit të tij, gjatë katër vitet e ardhshem, shkruan Gazeta Insajderi.
“Një projekt i jashtëzakonshëm i kryetarit aktual është parkingu para Katedrales. Projektet do të financohen në partnerit publiko-privat. Ky do të jetë një profit i Komunës, duke jep në shfrytëzim 30, 35% të investimit.. Presim realizim 100% të programit tonë përgjatë katër vitet e ardhshme” – tha ai.
“Jemi duke folur për shumë mjete të cilat janë të depozituara. Nuk mundet një operator privat me i ndalë projeket multimilonëshe të Prishinës. Prishtinës i ka munguar menaxhimi dhe jo fondet. Nuk është e vërtetë që ka burokraci të skajshme, ka por ka mundësi të realizohen projektet kapitale. Ende nuk dihet në vitin 2021 pronat e Komunës së Prishtinës, nuk ka një studim të qartë për këtë gjë, nuk dihet se cilat janë prona të Komunës, të Qeverisë apo të AKP-së- vijoi ai.
Haradinaj gjithashtu komentoi edhe projektin e gazsjellësit amerikan të cilën Qeveria Kurti e refuzoi ditë më parë, duke thënë se një projekt i tillë megjithatë do të realizohet.
“Kosova ka dallime ndoshta sa nga do ta marrë gazin. Projekti për gazifikim është edhe pjesë e MCC-së, infrastruktura e gazifikimit është kompetencë e kryetarit të Prishtinës” – përfundoi ai.