Haradinaj: Arsyeja e protestës së 14 majit është mbrojtja e kufirit – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj: Arsyeja e protestës së 14 majit është mbrojtja e kufirit

    Insajderi
    24 April 2016 - 15:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ndarja e rrugëve mes partive opozitare ka ndarë edhe temat për të cilat tash ato do të protestojnë ose veprojnë në të ardhmen, raporton Insajderi.

    Këtë e ka bërë të ditur lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj i cili gjatë një takimi me qytetarë të Rugovës në Pejë, i ka ftuar ata që të vijnë të protestojnë me 14 maj në Prishtinë për siç ka thënë ai mbrojtjen e kufirit me Malin e Zi.

    “Kemi me kanë në Prishtinë me 14-in, plot popull pa dhunë pa kurgjo por tema domininate ka me qenë kufiri”, ka thënë Haradinaj.

    Më pas e ka përmendur edhe kauzën e ngritur nga partia tjetër opozitare, Vetëvendosje, që ka të bëjë me Asociacionin e Komunave Serbe në Kosovë që VV i referohet zi Zajdenica.

    Haradinaj ka thënë se nuk është për të mos t’u dhënë të drejtat serbëve që jetojnë në Kosovë por dëshiron që Serbia të mos përzihet në punët e shtetit të Kosovës.

    Ka folur për raportet brenda partive opozitare.

    “Na po ngucemi ndër veti opozita, ky tha kështu, ai tha ashtu, ky e tha këta, ai i tha atij, por punët i kemi hala qashtu. Mirë është me ardhë me kundërshtua se na nuk po kundërshtojmë për të keq por për të mirë të këtij vendi”, ka thënë Haradinaj, raporton Insajderi.

    Tutje ai ka thënë se dalja në protestë nuk është e lehtë as për të por duhet të vazhdohet protesta për të mos e krijuar bindjen se është harruar kufiri me Malin e Zi./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark