×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Haradinaj: Qeveria duhet t’i kërkojë BE-së përkrahje financiare për veriun

    Insajderi
    23 February 2023 - 11:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj pret që Kosova dhe Serbia këtë të hënë të arrijnë marrëveshje.

    Në seancën e Kuvendit, Haradinaj deklaroi se i vetmi vend në botë që nuk i gëzohet marrëveshjes Kosovë-Serbi është Rusia.

    Ish-kryeministri theksoi se Qeveria e Kosovës duhet t’i kërkojë Bashkimit Evropian përkrahje financiare për veriun, raporton Insajderi.

    “Kosova të hënën mundet me e mbyllë marrëveshjen. Kosova mundet me i shtu komponent kësaj marrëveshje. Unë besoj shumë se është një moment i mirë që qeveria e Kosovës t’i kërkojë Bashkimit Evropian investime e përkrahje ekonomike për të zbatuar rendin dhe ligjin në veri, e jo me e bartë Kosova gjithë koston financiare për veriun”, deklaroi Haradinaj. /Gazeta Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark