Kandidati për president, Ramush Haradinaj ka deklaruar se kushdo qe del partia e parë dhe merr qëverinë, duhet të ketë respekt dhe kujdes ndaj aleatëve të Kosovës.
Sipas tij, duhet qenë në një vijë me popullin.
‘’Qeveria e re duhet t’i respektojë aleatët tanë. Duhet të jenë në vijë me popullin. Qeveria e ardhshme të bëjë kujdes dhe ta ruajë atë shumicë. T’i kryej punët në respekt te aleatëve tanë. Amerikës, BE-së. me bo kujdes ndaj vendeve në krejt botën’’, thekson ai në një debat.
‘’Se ka këtë luks askush të bëj manovrime. Duhet me i ruajt lidhjet e besueshme me Amerikën. S’e kemi lukin me rrëzu qeveri shpesh. Unë e dua Amerikën, punoj me të. Një respekt të jashtëzakonshëm. Amerika është engjulli jonë mbrojtës’’.