×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Haradinaj: Qeveria Kurti më e korruptuara që ka pasur Kosova

    Insajderi
    21 March 2024 - 15:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i AAK’së, Ramush Haradinaj, ka thënë se Qeveria Kurti është Qeveria më e korruptuar që e ka pasur ndonjëherë Kosova.

    Sipas Haradinajt, kontratat e shumta njëburimore e konfirmojnë këtë.

    “Qeveria Kurti është qeveria më e korruptuar që e ka pasur Kosova, këtë e thotë matematika, nuk ka pasur ndonjëherë më shumë se gjatë kësaj qeverie kontrata njëburimore”, ka thënë Haradinaj në eventin e organizuar nga qeveria studentore e Institutit të Teknologjisë Rochester (A.U.K.), me rastin e 25-vjetorit të bombardimeve të NATO-s.

    I pyetur në lidhje me vendimin e ministrit të Bujqësisë, Faton Peci për lirimin e objektit ku gjendet partia e tij, Haradinaj ka thënë se “do veprojmë ashtu siç thotë ligji”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark