Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka vizituar sot Rahovecin.
Ai ka thënë se banorët e Rahovecit do të mbështeten ekonomikisht nga programi që Aleanca ka hartuar për qeverisjen e ardhshme, transmeton Telegrafi.
“Gjithherë i mahnitur me mikpritjen në Rahovec. Sot e fillova vizitën duke bërë homazhe në Varrezat e Dëshmorëve për të vazhduar me takime në Fortesë dhe Ratkoc. Këta njerëz të mrekullueshëm dhe punëtorë, do të mbështeten ekonomikisht nga programi që Aleanca ka hartuar për qeverisjen e ardhshme. Në Fortesë e Ratkoc, ndjeva frymën e fitores. Na priftë e mbara”, ka shkruar ai në Facebook.
Vlen të ceket se AAK në këto zgjedhje nuk ka kandidat për kryeministër, pasi që synojnë postin e presidentit.