Daut Haradinaj ua ka rikutjuar të gjithë kundërshtarëve se referendumi i 14 shkurtit do të jetë sondazhi më i mirë për të gjithë.
Kandidati për deputet nga AAK-së, nga Lybeniqi i sakrificës së madhe ka theksuar se përballë atyre që e përgjakën këtë fshat dhe Kosovën mund t’iu dal vetëm Ramush haradinaj si president i vendit.
“Referendumi i 14 shkurtit do të jetë sondazhi më i mirë për të gjithë! Sonte isha në Lybeniqin e sakrificës së madhe, ku salla ishte e vogël për t’i pritur burrat e këtij fshati”.
“Si gjithmonë, edhe sot ishin të bindur se atyre që e përgjakën Lybeniqin dhe Kosovën mund t’iu dalë në ballë vetëm kandidati ynë për President, udhëheqësi i tyre në luftë dhe në paqe”, ka theksuar Haradinaj në rrjetin social Facebook.
Sips tij, Forca e Kosovës i ka themelet në sakrificën e popullit të Kosovës dhe është garanci për një shtet të fortë.
Haradinaj shtoi se Peja frymon AAK. Insajderi.org