Kandidati për deputet nga radhët e AAK-së, Daut Haradinaj, ka vizituar Rahovecin, vendin që siç tha ai, është vatra e e kurorës vreshtare e sportive.
Haradinaj, aty tha se u takua me një rini që trashëgon vlera kombëtare e historike, trashëgimtarët e Tonit dhe Micit, si dhe qindra dëshmorëve e martirëve.
“Rinia e Rahovecit sonte e tregoi forcën e vërtetë, sonte tek rinia e Rahovecit pashë një entuziazëm të madh për ta përkrahur Aleancën dhe kandidatët për deputetë nga kjo komunë”, ka shkruar ndër të tjera ai.