Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe kandidati për President të Kosovës, Ramush Haradinaj, në një takim në komunën e Vushtrri ka folur për programin e Aleancës, shkruan Insajderi.
Haradinaj ka thënë se Aleanca, në kuadër të reformave në drejtësi, do të angazhohet për pavarësi të plotë të gjyqtarëve, prokurorëve si dhe largimin e të korruptuarve.
“Aleanca, në kuadër të reformave në drejtësi, angazhohet për pavarësi të plotë të gjyqtarëve dhe prokurorëve si dhe largimin e të korruptuarve nga sistemi i drejtësisë. Sundimin e ligjit dhe shtyllat e tjera të Programit të Aleancës, i shpalosa sot para strukturave të degës në Vushtrri. Besimi për vizionin tonë po rritet çdo ditë”, ka shkruar Haradinaj. /Insajderi.org