×
  • Lajme
  • Insajderi

    Haradinaj takon Jasharajn: Ka vetëm një zgjidhje

    Insajderi
    04 September 2022 - 16:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, e ka takuar sot kryetarin e Sindikatës së Bashkuar  e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, Rrahman Jasharajn.

    Haradinaj publikoi një fotografi me Jasharajn në Facebook, duke shkruar se për situatën e krijuar ka vetëm një zgjidhje.

    “Bisedë e sinqertë me kryetarin e SBASHK z. Rrahman Jasharaj. Ka vetëm një zgjidhje: rritja e pagave”, shkroi Haradinaj.

    Ai thotë se Qeveria duhet ta procedojë shpejt Ligjin e Pagave, ndërsa tha se AAK-ja i mbështet kërkesat e sindikatave.

    “Qeveria të procedojë sa më parë Ligjin e Pagave. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mbështet kërkesat e drejta të sindikatave në mbarë vendin”, thuhet në postim.

    Punëtorët e arsimit vazhdojnë të jenë në grevë.

    Kërkesa kryesore e sindikatave të këtyre punëtorëve drejtuar Qeverisë është ndarja e nga 100 eurove për punëtorët, derisa të hyjë në fuqi Ligji për Pagat. Këto kërkesa, kryeministri Albin Kurti i quajti iracionale të shtunën në një konferencë për media.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark