Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), njëherësh kandidat për President, Ramush Haradinaj, vizitoi sot Gjakovën.
Haradinaj zhvilloi takimin atje bashkë me njërin prej themeluesve të UҪK-së, Gjeneralin Lahi Brahimaj, njëherësh kandidat për deputet nga radhët e AAK-së, si dhe kryetarin e komunës së Gjakovës, Ardian Gjinin.
Haradinaj u shpreh se Gjakova është ajo që i fali shumë lirisë së Kosovës, ai po ashtu tha se u ndje shume i lumtur që u takua me bashkëluftëtarët e tij dhe familjet e dëshmorëve në Gjakovë, aty ku edhe shpalosi detajet e Programit të Aleancës dhe u garantoi përkrahje nga shteti, atyre që kontribuan aq shumë për vend.
“Kërkova nga ta votën për Aleancën, që të ruajmë atë që e kemi ndërtuar deri më tani dhe të garantojmë kapërcimin e krizës dhe të ardhmen për qytetarët.”, shkroi Haradinaj në Facebook.