×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Haradinaj: Të pagjeturit mbesin plagë e hapur, jemi bashkë me familjarët

    Insajderi
    30 August 2023 - 12:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës , Ramush Haradinaj, në Ditën Ndërkombëtare të të Zhdukurve ka thënë se të pagjeturit mbesin plagë e hapur për ne.

    Haradinaj tha se zemra jonë rrah me familjarët që ende janë në pritje të mësojnë për fatin e më të dashurve.

    “Sot kur e gjithë bota kujton personat e zhdukur, zemra jonë rrah me familjarët që ende presin me ankth për fatin e të dashurve të tyre. Motrat, vëllezërit e fëmijët tanë të pagjetur mbesin plagë e hapur, dhembje që vazhdon.” – ka thënë ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark