Haradinaj: Rekomandimi për viza i mirë por i vonuar – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj: Rekomandimi për viza i mirë por i vonuar

    Insajderi
    04 May 2016 - 14:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    “Në fakt rekomandimi, megjithëse i fundit nga të gjitha vendet tjera të Evropës Juglindore, shënon një hap të rëndësishëm drejt integrimit të Kosovës në BE, që është përcaktim yni strategjik”, ka shkruar Haradinaj në profilin e tij në Facebook.

    Ai ka vlerësuar se Komisioni Evropian e ka bërë rekomandimin e duhur, sepse më në fund edhe Kosova po hyn në modelin e trajtimit të njëjtë me shtetet tjera, të cilat tashmë e kanë fituar këtë të drejtë.

    “Vonesa e Kosovës në këtë proces, duhet t’i faturohet qeverive të disa mandateve të fundit, ndërkohë që u bëj thirrje autoriteteve në Bruksel, që të mos e vonojnë vendimin përfundimtar të liberalizimit të vizave për Kosovën”, ka shkruar Haradinaj.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark