Insajderi
Lajme

Haradinaj: Vizioni shtetformues i Presidentit Rugova themel i shtetit të Kosovës

Insajderi
21 January 2026 - 11:40
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Haradinaj: Vizioni shtetformues i Presidentit Rugova themel i shtetit të Kosovës
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kujtuar Presidentin historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, në 20-vjetorin e ndarjes së tij nga jeta, duke theksuar rolin vendimtar të Rugovës në ditët e para të lirisë dhe të shtetndërtimit.

Në profilin e tij në Facebook, Haradinaj ka theksuar se ka pasur nderin të bashkëpunojë me Presidentin Rugova në një periudhë jashtëzakonisht të ndjeshme për Kosovën, kur po viheshin themelet e shtetit të ri.

“Sot, në përvjetorin e 20-të të ndarjes së tij nga jeta, e kujtojmë me respekt të thellë dhe mirënjohje të përhershme”, ka shkruar Haradinaj, duke vlerësuar vizionin shtetformues të Rugovës.

“Presidenti Rugova i kushtoi rëndësi të veçantë forcimit të lidhjeve me Perëndimin, duke ndërtuar dhe kultivuar miqësinë e përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, orientim që i parapriu pavarësisë së Kosovës dhe që vazhdon të mbetet boshti kryesor i vizionit shtetëror të vendit”, përfundoi ai.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark