Kandidati për president të Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se epilogu i këtyre zgjedhjeve varet nga zgjedhja e presidentit, duke e cilësuar si çelësi i suksesit apo dështimit të tyre.
Haradinaj ka thënë se vota e qytetarëve e legjislaturës dhe ekzekutivit të ri, e përcakton edhe presidentin e ardhshëm të vendit.
“Për herë të parë, qytetarët jo vetëm që do të zgjedhin një parlament të ri dhe një qeveri të re, por vota e tyre do të përcaktojë gjithashtu edhe Presidentin e ardhshëm të Kosovës”, ka thënë Haradinaj.
Ai çështjen e presidentit e quan çelës të suksesit ose dështimit të zgjedhjeve të 14 shkurtit.
“Pavarësisht se cili do të jetë epilogu i garës për Kryeministër, çelësi i sukesit apo dështimit të këtyre zgjedhjeve është zgjedhja e Presidentit”, është shprehur Haradinaj gjatë hapjes së fushatës në Prizren.