“Harris e Blinken nuk e takuan askënd prej Ballkanit përendimor”, fotoja që e demanton propagandën e kryeministrisë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    “Harris e Blinken nuk e takuan askënd prej Ballkanit përendimor”, fotoja që e demanton propagandën e kryeministrisë

    Insajderi
    21 February 2022 - 19:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Këshilltari i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, Jeton Zulfaj, ka thënë se zyrtarët amerikan, zëvendëspresidentja Kamala Harris dhe as sekretari Antony Blinken nuk kanë takuar asnjërin prej liderëve të Bllkanit.

    Megjithatë kjo arsye e dhënë nga këshilltari i Kurtit nuk qëndron. Dy ditë më parë kryeministri e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçeski ka takuar sekretarin amerikan, Antony Blinken.

    Kryeministri maqedonas madje ka publikuar fotografi me Blinken. Teksa ndryshe është shprehur këshilltari i Kurtit i cila është shprehur se dyshja Harris e Blinken janë duke u marrë me çështjen e Ukrainës.

    “…as zëvendëspresidentja Kamala Harris, e as sekretari  Antony Blinken nuk kanë takuar asnjë lider të rajonit të Ballkanit Perëndimor, sepse janë takuar me ata të cilët janë duke u marrë me situatën në Ukrainë”, ka thënë Jeton Zulfaj.

    Ndërkohë, këshilltari i kryeministrit, Jeton Zulfaj, deklaroi se delegacioni i Kosovës në Samitin për Siguri, zhvilloi 30 takime në tërësi gjatë qëndrimit në Mynih të Gjermanisë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark