×
  • Lajme
  • Aktuale

    Me telefon në dorë, shtrëngim duarsh në korridor, asnjë postim për takimin – Si shpërfilli Kurtin kryeministri i Bullgarisë?

    Insajderi
    21 February 2022 - 14:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka për gjatë dy ditëve ka marrë pjesë në Konferencës së Sigurisë në Mynih.

    Atje njofton ai se ka zhvilluar 17 takime bilaterale e biseda me liderë e përfaqësues politikë nga Evropa dhe bota. Por në njërin nga këto takimi për ta cilat ka njoftuar Kurti, duket se nuk I ka bërë fare përshtypje homologut të tij.

    Kryeministrit të Bullgarisë, Kiri Petkov, duket ta ketë shpërfillur shumë Kryeministrin Kurti. Me telefon në dorë Petkov duket se shtrëngon duart me Kurtin kalimthi.

    As nuk e ka njoftuar fare takimin më kryeministrin kosovar.

    Nuk ka publikuar asnjë njoftim  as foto nga takimi në rrjetet sociale. Aty ka njoftuar për shumë takime tjera të rëndësishme si ai me presidentin francez Emmanuel Macron, kryeministrin britanik Boris Johnson, zv/presidentin Josep Borrell, euro deputeten Viola Von Cramon. Ka bërë retweeted vetëm një post të Kryeministrit Kurti në Twitter. /Insajderi.org

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark