×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Harrohen fjalët e Kurtit kundër mediave, 80 mijë euro shpërndahen për blerjën e hapësirave të tyre

    Insajderi
    02 February 2023 - 16:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Vendi është ende nën masat emergjente për energjinë elektrike, megjithatë kjo nuk e ka ndaluar Ministrinë e Ekonomisë, të udhëhequr nga Artane Rizvanolli, të ndajë 80 mijë euro për reklama në tetë televizione vendore, me frekuencë nacionale. 

    Ministria e Rizvanollit ka nënshkruar kontratë me kompaninë N.SH “2B”, për publikime dhe reklama në tetë televizione vendore, kompani kjo që ofertoi me çmimin më të lartë, shkruan Demokracia.com.

    Për këtë tender kishin aplikuar katër kompani, ndërsa është përzgjedhur kompania N.SH “2B”, e cila kishte çmimin më të lartë se 3 kompanitë e tjera.

    Siç bëhet e ditur në KRPP, kontrata është valide për tre muaj.

    Nga vlera e parashikuar e kontratës prej 80 mijë eurove, ministria i ka ndarë nga 15.84 euro për njësi, megjithatë nuk ka treguar sa është çmimi i reklamës për sekondën.

    Sipas dosjes së kontratës të publikuar në KRPP, shfaqja e reklamave në televizione është paraparë që të bëhet para edicionit të lajmeve qendrore, pas mbarimit të tyre, gjatë emisionit të mëngjesit dhe para serialeve.

    Po ashtu, siç bëhet e ditur në kontratë, publikimet dhe reklamat në të gjitha televizionet e cekura në dosje të tenderit janë në kuadër të fushatës për kursim të energjisë elektrike. 

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark