×
  • Lajme
  • Insajderi

    Harrohen zotimet e Albin Kurtit- Ministrja favorizon Albas-in, firmën private me të cilën bashkëpunonte ajo dhe motra e saj

    Insajderi
    04 January 2022 - 20:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    “Tekstet shkollore janë përdorur nga drejtuesit e MASHT për interesa klienteliste me kompanitë private botuese dhe jo për garantimin e cilësisë së teksteve për nxënësit tanë”, kështu kishte nisur deklarata e Vetëvendosjes në viti 2019 për gjendjen e rëndë në procesin e hartimin të teksteve të reja shkollore.

    Por, sot pikërisht ministrja e Kurti, tashmë udhëheqëse e ministrisë së Arsimit, Arbërie Nagavci duke se ka harruar zotimet e partisë, duke u përfshirë në një afër korruptive lidhur me hartimin e teksteve të reja shkollore.

     Nagavci thuhet se favorizoi një firmë privatë me të cilën kishte bashkëpunuar më herët.

    Sipas, profesorit Ardian Gojani, Nagavci ka aprovuar në vitin 2021 tekstin e fizikës nga shtëpia botuese Albas, përderisa ky dorëshkrim nuk e ka kaluar pragun e vlerësimit të vendosur nga Standardi i Teksteve Shkollore.

    Nagavci duke shpërfillur kriterin e vlerësimit me së pak notë 3, vendos që ky libër të filloj përdorimin në shkolla.

    “Si mund të shpjegohet që më 2021 aprovohet teksti i fizikës nga shtëpia botuese Albas, përderisa ky dorëshkrim nuk e ka kaluar pragun e vlerësimit të vendosur nga Standardi i Teksteve Shkollore, dokument bazë për këto punë? Ky Standard e kërkon miratimin e tekstit vetëm nëse ky është i vlerësuar me më së paku notën 3, por ministrja e arsimit e shpërfill këtë kriter dhe e aprovon përdorimin e këtij libri në shkolla. Këtë vendim arbitrar mund ta arsyetoja disi po të bëhej fjalë për një libër të mirë, por e keqja është që libri është i krimbur me gabime të lëndës”, ka shkruar Gojani.

    Sipas tij, Nagvaci ia ka kthyer ‘nderin’ që shtëpia botuese Albas ia kishte bërë ministres në vitin 2019.

    Shtëpia botuese Albas ia kishte botuar një fletushkë plazhi ministres Nagavci e cila ishte bashkë autore.

    “Më 2019 Albasi i boton disa fletushka plazhi që si bashkautore kanë ministren aktuale që ju aprovoi librin e fizikës. Me sa mend mund të pretendohet se libri alternativ për fizikë, libër ku thehen ligjet e natyrës, është për të mirën e arsimit, e të mos mendohet se është duke u punuar në stilin klientelist “ti ma boton mua, unë ta aprovoj ty”?” – shkruan  Gojani.

    Edhe motra e Arbërie Nagavcit ishte bashkëpunëtore e shtëpia botuese Albas./Insajderi.org

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark