×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Harta që bëri bujë në Serbi e Mal të Zi ishte ide e grupit “Ultras Legjendat”

    Insajderi
    15 July 2022 - 15:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Tifo-grupi llapjanë, “Legjendat”, kanë publikuar sot në rrjetin e tyre social punim e hartës që u shpalos mbrëmë në stadiumin “Fadil Vokrri”, hartë kjo për të cilën kishin reaguar mediet malazeze.

    Gazeta e njohur malazeze, “Vijesti”, e ka cilësuar “provokim”  hartën e shpalosur nga “Legjendat”, duke thënë se për ta ky ishte një “mesazh provokues”.

    Në hartën e punuar nga “Legjendat”, komunat me popullsi shqiptare në kuadër të Malit të Zi ishin ngjyrosur me ngjyrë të kuqe, ku poshtë saj në gjuhën angleze shënohej ” mos nxitoni, ju e keni radhën”.

    Përpos tifo-grupi llapjanë në pjesën lindore të stadiumit “Fadil Vokrri”, mbrëmë ishin edhe shumë grupe tjera të tifozëve, përfshirë këtu edhe grupe nga Maqedonia e Veriut e Shqipëria, raporton Paparaci.

    Sot përmes një postimi në facebook, “Legjendat” kanë pranuar autorësinë e këtij baneri, duke shfaqur disa foto nga punimi i tij.

    Llapi nuk arriti rezultat pozitiv mbrëmë kundër Buduçnostit të Podgoricës, duke barazuar me rezultat 2:2, në ndeshjen e zhvilluar në kuadër të fazës së parë kualifikuese për Ligën e Konferencës. /Paparaci.com

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark