×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Hasanaj sfidon Aliun: Publiko listen e deponive të pastruara

    Insajderi
    19 January 2024 - 12:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Drejtori i organizatës “Ta Pastrojmë Kosovën”, Luan Hasanaj ka kërkuar nga minsitri ta publikoi listën e deponive të pastruara.

    Hasanaj në një status në “Facebook”, ka kërkuar sqarim nga ministri për rreth deklaratës së tij se janë pastruar deponitë.

    “Ministri i Mjedisit po na njofton për eliminimin e mbi 1500 deponive ilegale në Kosovë gjatë tre viteve të fundit. Si dikush qe është aktivisht i përfshire dhe i informuar rreth çështjeve mjedisore në vend, ndihem i detyruar të kërkoj me shumë transparence dhe sqarim rreth kësaj çështjeje. Per të qenë të sigurt në suksesin e arritur për të cilin po flet ministri, është thelbësore të kemi qasje në informacione të verifikuara dhe të detajuara”, shkroi ai.

    Ai tutje tha se kjo deklaratë e ministrit Aliu nxit dyshime që nuk është e vërtetë.

    Sigurisht qe mirëpresim çdo përpjekje për përmirësimin e gjendjes se mjedisit dhe për ta bërë Kosovën e pastër, është gjithashtu me rendësi qe të jemi të sigurt se këto pohime mbështeten në veprime konkrete dhe jo vetëm në deklarata dhe postime në facebook… Prandaj, ne emër te transparences dhe angazhimit tone te përbashkët për një mjedis me të pastër, e ftoj ministrin: -Të publikojnë listën e deponive të pastruara. -Të sqarojnë rolin dhe pjesëmarrjen e ministrisë në ketë aktivitet. PS: Personalisht e ndaj një ndjenjë të thellë skepticizmi rreth këtij njoftimi,mendoj se nuk është e vërtete ajo qe thuhet ne megjithatë, të presim dhe të shohim nëse do vërtetohet e kundërta“, ka shkruar Hasanaj.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark