Insajderi
Lajme

Hasanpapaj i LDK’së: Sonte, fryma e fitores jehoi në çdo lagje, çdo fshat e deri në Malësinë e Gjakovës

Insajderi
31 May 2026 - 23:05
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Hasanpapaj i LDK’së: Sonte, fryma e fitores jehoi në çdo lagje, çdo fshat e deri në Malësinë e Gjakovës
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kandidati për deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Bardhyl Hasanpapaj, me numrin 34 në listën zgjedhore, ka ndarë një mesazh falënderues pas një takimi elektoral në Gjakovë.

Në një postim, Hasanpapajt e ka përshkruar mbrëmjen si një përvojë të veçantë emocionale, duke vënë në pah lidhjen e tij me Malësinë e Gjakovës dhe qytetin e Gjakovës, të cilin e quan “shtëpi të dytë”.

“Dashnia, mikpritja dhe përkrahja që mora nga njerëzit e mi ma mbushën zemrën plot krenari e shpresë. Çdo përqafim, buzëqeshje e fjalë e ngrohtë kishte një domethënie të veçantë”, deklaroi ai.

Hasanpapajt gjithashtu ka deklaruar se “fryma e fitores” është ndjerë në çdo lagje dhe fshat të Gjakovës dhe Malësisë së Gjakovës, duke shprehur mirënjohje për qytetin.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark