Ballkani dhe Llapi janë skuadrat që kanë shkuar në pushim me epërsi pas pjesës së parë, në ndeshjet e para të stinorit pranveror të Superligës së Kosovës në futboll.
Ballkani në stadiumin “Liman Gegaj” në Malishevë, po udhëheqë 3:0, me “hat-trickun” e Albion Rrahmanit.
Llapi në udhëtim te Drenica, në ndeshjen që po luhet në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan, është në epërsi prej një goli.
Golin e vetëm e realizoi Francisco Rivera nga penalltia, në minutën e 12-të.
Pjesa e parë e duelit tjetër të së shtunës dhe të xhiros së 19-të të Superligës ndërmjet Gjilanit dhe Ferizajt, është mbyllur 0:0.