“Star-Advertiser”, i Honolulu njoftoi të dielën se “Mokulele Airlines” dhe kompania e avionit me bazë në Los Angeles, “Ampaire”, po planifikojnë të testojnë një model hibrid që të fluturojë në shtator apo tetor.
Kompanitë thonë se një aeroplan hibrid do të siguronte kosto më të ulëta operative, si dhe rrugë shtesë dhe fluturime më të shpeshta. Hawaii është një përshtatje e mirë për shërbimin, sepse komunitetet mbështeten në fluturime të shkurtra për të udhëtuar midis ishujve.
Zyrtarët thonë se “Mokulele” u ble në shkurt nga “Southern Airways”, por partneriteti me “Ampaire” do të vazhdojë.