×
  • Lajme
  • Insajderi

    Haxhi Avdyli krahason konfliktin në Bon Vivant me përleshjen fizike në Kuvend

    Insajderi
    05 August 2023 - 15:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Deputeti i Listës Guxo, Haxhi Avdyli e ka krahasuar ngjarjen e mbrëmshme në “Bon Vivant”, me përleshjen që kishte ndodhur së fundmi në Kuvendin e Kosovës.

    Avdyli tha se modeli i dhunës është imponuar para disa javësh në Kuvendin e Kosovës.

    Lexo Edhe:

    “Modeli i dhunës e rrugaqërisë së Bonvivant, para disa javësh iu imponua Kuvendi i Republikës së Kosovës i cili si institucion ndër tjera sot do duhej të prodhonte politika për ndalimin e dhunës. Tani dhuna po etablohet si model i rrugaqëve me muskuj për  zgjidhjen e mospajtimeve nga Kuvendi, shkolla, e deri në rrugë e kafe.  Shoqëria në krizë morali, e dhuna si epidemi”, ka shkruar ai në një postim në “Facebook”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark