Boksieri Robin Haxhi Krasniqi gjatë këtyre ditëve ka qenë një nga emrat më të komentuar nw media e gjithandej pas shpalljes kampion bote.
Ai po qëndron këto ditë në Kosovë, ndërsa pas takimeve me liderët politikë ka nisur vizitat e tij nëpër vende të ndryshme.
Pas Prekazit, i njëjti gjatë ditës së sotme (e diel) duket se ka vizituar Kosharen, varrin e luftëtarit Agim Ramadani së bashku me reperin Gold AG.
Ky i fundit ka ndarë një fotografi në rrjetin social, Instagram, ku shfaqet krenar përkrah boksierit nga Juniku.
“Zemër luani se lun qerpikun, o Haxhi Krasniqi bre se korit Junikun”, ka shkruar Arian Agushi.