×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Haxhi Shala ftohet për intervistim nga Specialja

    Insajderi
    11 December 2023 - 08:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Gjykata Speciale ka ftuar për intervistim Haxhi Shalën, të njohur me nofkën e luftës si “Komandant Topi”.

    Lajmin e kanë konfirmuar shkurtimisht për Gazetën Insajderi familjarë të Shalës.

    Të njëjtit kanë thënë se ai është duke u intervistuar në Fushë Kosovë, tek zyrat e EULEX-it.

    Deri më tani, s’dihen detaje të tjera lidhur me këtë rast.

    Shala ishte ftuar si i dyshuar për intervistim edhe përpara tri vitesh në Hagë.

    Gazeta Insajderi do t’ju mbajë të informuar në kohë reale lidhur me ngjarjen.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark