Pas krizës së rëndë që ka kapluar tash e sa kohë Besën e Pejës, duket se tashmë skuadra nga Peja do të dalë me fytyrë krejt tjetër.
Siç merr vesh “Livesport”, Besa ka filluar të riorganizohet, madje edhe është bërë me pronarë të rinj.
“Livesport” merr vesh gjithashtu se së shpejti, klubi do të prezantojë edhe afrimet e reja, ndërsa skuadra do të jetë e udhëhequr nga legjenda e klubit, Haxhi Zeka.
Pejanët gjatë kësaj jave pritet edhe të finalizojë marrëveshjet me së paku 10 futbollistë, për të cilët “Livesport” do t’iu njoftojë në ditët në vijim.
Ndryshe, Besa e Pejës gjendet në vendin e fundit në renditjen tabelare të Ligës së Dytë, me vetëm katër pikë të grumbulluara.