Nasuf Hasani, avokat, ka njoftuar përmes një postimi në Facebook, se është angazhuar nga Albulena Haxhiu, për të paditur Besnik Berishën për shkak të deklaratave të tij ndaj ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiut.
Derisa avokati Besnik Berisha është deklaruar rreth arrestimit të tij disa ditë më parë.
Berisha pati shumë akuza ndaj prokurorit Rasim Malokut, por edhe ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiut.
“Ju njoftoj se jam autorizuar nga Ministrja e Drejtësisë, znj. Albulena Haxhiu që ta përfaqësojë në Gjykatën Themelore të Prishtinës sa i përket paraqitjes së padisë për kompensim dëmi kundër Besnik Berisha, e cila bazë kontesti ka shpifjen dhe fyerjen.” – ka shkruar avokati Hasani.