×
  • Lajme
  • Insajderi

    Haxhiu: Ata që kanë këtë guxim për zhdukjen e mostrave, kanë për motiv dëmtimin final të rastit Dehari

    Insajderi
    08 December 2022 - 12:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Në konferencën e jashtëzakonshme të thirrur nga ministrja Albulena Haxhiu dha lajmin se të mërkurën janë vjedhur disa mostra të Astrit Deharit nga Instituti i Mjekësisë Ligjore, shkruan Insajderi.

    Sipas saj, kjo situatë e rëndë vë hije dyshimi mbi të gjithë Institutin e Mjekësisë Ligjore. Dhe nëse ndiqet protokolli, ajo ka thënë se do të jetë e thjeshtë që të gjenden përgjegjësit.

    “Protokolli i vendit ku ruhen mostrat është shumë strikt, dhe nëse ndiqet kuptohet qartë se kush janë përgjegjësit për këtë krim. Në këtë rast ata që kanë pasur guximin të veprojnë në këtë mënyrë as nuk zmbrapsen nga protokolli e as nga përfshirja në një vepër të rëndë penale. Këtë guxim mund ta kenë vetëm ata që për motiv kanë dëmtimin final të rastit Dehari”, tha ministrja.

    Haxhiu me tej tha se rasti do të zbardhet deri në fund.

    “Autorët do të gjenden dhe rasti do të zbardhet me çdo kusht, s’ka dyshim e as kompromis”, tha Haxhiu.

    Sipas ministers Haxhiu, vetëm tre persona kanë pasur qasje në laboratorin ku mbaheshin mostrat. 

    “Mbrëmë janë zhdukur mostrat e Astrit Deharit nga Laboratori i Toksikologjisë. Ky është akt i rëndë, kriminal, prandaj menjëherë kam njoftuar kryeprokurorin dhe drejtorin e policisë. Në mëngjes kam vizituar Institutin e Mjekësisë Ligjore dhe jam njoftuar si në vijim: në mbajtësen e epruvetave kanë qenë 15 epruveta me gjak, 1 epruvetë e urinës dhe një e lukthit”.

    “Nga këto institute dy epruveta me gjak ja ka dhënë Instituti Zviceran dhe një policisë për AND. Aktualisht sipas informacioneve mungojnë 12 epruveta me gjak, një e urinës dhe një e lukthit. Në vend kanë qasje vetëm 3 persona. Vetëm 3 persona i kanë çelësat”, tha ajo.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark