×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Haxhiu e Nagavci nënshkruajnë udhëzues për parandalimin e kryerjes së veprave penale nga nxënësit në Kosovë

    Insajderi
    13 October 2023 - 15:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, bashkë me ministren e Arsimit, Arbërie Nagavci, kanë nënshkruar një udhëzues sipas të cilit do të parandalohen kryerjet e veprave penale nga nxënësit.

    “Me Ministren Nagavci, nënshkruam Udhëzuesin për ndërmjetësimin ndërmjet bashkëmoshatarëve në kontekstin shkollor, i hartuar nga MD në bashkëpunim me MASHTI me mbështetjen e ekspertëve të Terres de Hommes”, shkroi Haxhiu në Facebook.

    Synimet e këtij Udhëzuesi janë si në vijim:

    Nxitja dhe përkrahja e ndërmjetësimit si metodë e përshtatshme e zgjidhjes së mosmarrëveshjeve dhe konflikteve ndërmjet bashkëmoshatarëve në institucionet e arsimit para-universitar, mosmarrëveshjeve dhe konflikteve të shkaktuara si rezultat i dhunës

    Parandalimi i kryerjes së veprave penale nga nxënësit, veçanërisht të nxënësve/fëmijëve nën moshën e përgjegjësisë penale (fëmijëve që nuk i kanë mbushur katërmbëdhjetë (14) vjet).

     Udhëzuesi vlen për të gjithë ata të cilët mund të kontribuojnë dhe veprojnë si ndërmjetësues për të zgjidhur konfliktet dhe mosmarrëveshjet midis bashkëmoshatarëve si:  nxënësve dhe mësimdhënësve, drejtorëve të shkollave, prindërve, të afërmeve ose personave tjerë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark