×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Haxhiu e quan poshtërim të Kosovës kthimin e Bislimit sot

    Insajderi
    27 October 2022 - 17:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka thënë se kryeministri Kurti dhe zv.kryeminsitri Bislimi s’do të duhej që të lejonin një situatë kur një zyrtarë i Qeverisë së Kosovës kthehet prapa pasi është futur në Serbi dhe i është dhënë leje për vizitë.

    Haxhiu e ka quajtur poshtërim të Kosovës ngjarjen e sotme që ka ndodhur dhe thotë se duhet kuptuar me çfarë shteti po negociohet.

    “Duhet kuptuar se me çfarë shteti po negociohet dhe të shikohet saktë e mirë rezultatet e një situate të tillë.

    A ja ka vlejt që Kosova të poshtërohet në një mënyrë të tillë për të mos lejuar një zyrtar të Qeverisë së Kosovës”, ka thënë Haxhiu në Frontal.

    Kujtojmë se sot, Bislimi ishte nisur për të marr pjesë në një Forum në Beograd. Por, ai u kthye mbrapsht nga policia serbe për shkaqe sigurie.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark