×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Haxhiu fyen shqiptarët: Të varfëritë nuk e kuptojnë Big Brother

    Insajderi
    27 January 2023 - 22:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Gazetari Baton Haxhiu ka dhënë një intervistë ndryshe nga ajo që jemi mësuar të shohim.

    I ftuar në emisionin “Shqip“, Haxhiu ka komentuar spektaklin Big Brother, spektakël ky që megjithatë ka tërhequr vëmendjen e shqiptarëve në të dy anët e kufirit.

    Ai ka thënë se nuk ka asgjë kundër “show-ëve” të tillë, por që ka shtuar se nuk mund të jesh i varfër e në të njëjtën kohë ta kuptosh Big Brother. Kjo pasi, sipas tij, është një shok social i madh.

    “Nëse ne mendojmë që një Big Brother, një realitet që sociologët e kanë parë se është i nevojshëm që një shtresë tjetër të hyjë dhe të komunikojë me njeri-tjetrin, nuk jam kundër këtyre emisioneve, por nuk i kuptojmë, nuk mund të jetosh me varfëri ekstreme me gati 20% dhe ta kuptosh Big Brother pasi është shok social i madh.

    Duke analizuar kontekstin social ku jetojmë tregojmë se sa pa shije jemi në emisione”, tha ndër tjerash Haxhiu.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark