×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Haxhiu: Kryeministër ngrehja veshin ministrave tu

    Insajderi
    17 November 2022 - 11:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Deputeti nga radhët e PDK-së, Bekim Haxhiu gjatë seancës së Kuvendit pati një pyetje për Ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku, por në mungesë të tij nuk arriti ta pyeste.

    Haxhiu tha se është e papërgjegjshme mos pjesëmarrja e ministrit Çeku në seancë tash e katër herë.

    Ai i drejtohet Kurtit duke i thënë sa ke qenë opozitar ke insistu shumë që ministrat me ju përgjigj deputetve.

    “Let jau ngreh veshin pak ministrav të tij që të përgjigjen para deputetve, sepse ka marrë përgjegjësi me u përgjigj”, tha ai.

    Sipas tij do të duhej të paktën ata që ka qenë opozitar tash si kryeministër ta zbatoj.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark