×
  • Lajme
  • Lajme

    Haxhiu: I propozuari për drejtor të IML-së i kishte çelësat ku ruheshin mostrat e Astrit Deharit

    Insajderi
    23 November 2023 - 12:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu është pyetur nga opozita pse Instituti i Mjekësisë Ligjore ende nuk ka drejtor dhe funksionon me ushtrues detyre.

    Haxhiu ka thënë se njëri prej personave që kanë pasur çelësin ku ruhen mostrat ka qenë i propozuar për drejtor të IML por pa u zbuluar se kush i ka vjedhur mostrat e Astrit Deharit nuk do të vazhdojnë me këtë proces, raporton Insajderi.

    “Njëri prej personave që kanë pasur çelësin ku ruhen mostrat ka qenë i propozuar për drejtor në Institutin e Mjekësisë Ligjore. Pa fol drejtësia kush është personi që i ka vjedhur mostrat e Astrit Deharit ne nuk do të vazhdojmë këtë proces”, deklaroi Haxhiu.

    Ministrja tutje kritikoi Abelard Tahirin e PDK-së, duke i thënë se po shërbehet me lajme të rreme.

    “Mos u shërbej me lajme të rreme, je shef i grupit parlamentar të PDK-së”. /Insajderi.org

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark