×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Haxhiu i reagon deputetit të VV-së për Radomiroviqin: S’ju lejojmë t’i shpallni të pafajshëm ushtarët e Serbisë

    Insajderi
    13 August 2023 - 17:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, i ka reaguar deputetit të VV-së, Arbër Rexhaj, i cili ka deklaruar se  Radoica Radomiroviq, zëvendësministër i Republikës së Kosovës, nuk ka qenë pjesëtar i ushtrisë serbe gjatë luftës në Kosovë, ani pse ky i fundit në një prononcim për Insajderin e ka konfirmuar se ishte vetë pjesëmarrës.

    “Qeveria Kurti dhe LVV-ja vjellin vrer ndaj veteranëve të UÇK-së duke i përbuzur, etiketuar “mercenar”, e përjashtuar nga paga minimale, ndërsa veteranët e ushtrisë serbe i emërojnë në pozita udhëheqëse shtetërore”, ka shkruar Haxhiu ndër të tjera.

    Ai ka shtuar se është për keqardhje deri ku ka shkuar degjenerimi i këtij pushteti.

    Postimi i plotë:

    Nuk mund të ndryshoni historinë!

    Nuk mundeni dhe as nuk do të ju lejojmë që ushtarët e ushtrisë vrastare e kriminale të Serbisë t’i shpallni të pafajshëm.

    Radomiroviqi ka deklaruar se ka qenë pjesëtar i ushtrisë serbe gjatë luftës në Kosovë, ndërsa Arbër Rexha, deputet i VV-së, thotë – jo ska qenë.

    Kjo mendësi me i amnistu kriminelët serb sikur Ivanoviqin, Radojqiçin, e tash edhe Radomiroviqin duke e emëruar zëvendës ministër është tentativë për t’a ndryshuar historinë, mendësi jugonistalgjike.

    Qeveria Kurti dhe LVV-ja vjellin vrer ndaj veteranëve të UÇK-së duke i përbuzur, etiketuar “mercenar”, e përjashtuar nga paga minimale, ndërsa veteranët e ushtrisë serbe i emërojnë në pozita udhëheqëse shtetërore.

    Është për keqardhje deri ku ka shkuar degjenerimi i këtij pushteti.

    Veprimet e tij përçarëse po i bëjnë dëm vendit dhe po e lëndojnë pjesën më të ndjeshme të historisë së lavdishme të UÇK-së.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark