×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Haxhiu ia kthen Abazit: Edhe gjatë intervistimit tim polici e kishte revolen, unë e di ku po të dhemb ty

    Insajderi
    23 November 2023 - 12:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Haki Abazi ka thënë se është kërcënuar me revole derisa po intervistohej nga prokuroria për rastin e Astrit Deharit. Deklaratës së deputetit, iu përgjigj ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

    Ministrja Haxhiu tha se kjo gjë është normale, derisa tha se edhe policët që e kanë intervistuar atë kanë qenë me revole.

    Tutje, Haxhiu thënë se me këto reagime deputeti Abazi po i bën për të mbetur gjallë në skenën politike.

    Policët me revole i kam parë edhe unë. Para tri dite isha për të dhënë dëshminë për rastin Dehari, sepse prokurori Afrim Shefkiu ka dhënë urdhër që të intervistohem unë për rasitin Dehari. Edhe policët që me kanë intervistuar revolen e kanë pasur në brez. Unë mendoj se kjo është brenda rregulloreve, as nuk e kam parë si kërcenim. Dy orë kam qëndruar në intervistim dhe nuk e kam parë si kërcenim. Nëse ti tenton me u viktimizu, ajo është diçka tjetër. Amo unë e di ku po të dhemb ty. Ti po do me mbet gjallë në skenën politike dhe s`di pse po merrem me ty”, ka thënë Haxhiu.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark