×
  • Lajme
  • Lajme

    Haxhiu: Kam parë kontratë, Kinë-Indi-BE, pa u ditur kush është prodhuesi i maskave

    Insajderi
    04 February 2021 - 22:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati për deputet nga PDK-ja, Bekim Haxhiu, ka folur për abuzimet që kanë ndodhur me kontrata në kohën sa ministrinë e Shëndetësisë, e ka qeverisur VV-ja, ministri Arben Vitia.

    Haxhiu ka hedhur akuza në drejtim të Vitisë, duke thënë se ka parë kontrata të dyshimta, ku nuk dihej prodhuesi i maskave.

    “Kam parë kontratë, Kinë-Indi-EU, as nuk është precizu se cili është prodhuesi, kjo ka kriju mundësinë, që të vijnë maska pa filtera mbrojtëse, e kështu njerëzit të infektohen e të rriten rastet me COVID-19. Si Komision Parlametar për Shëndetësi, i kemi dërguar në Prokurori”, tha Haxhiu.

    Gjithashtu, Haxhiu ka folur edhe për sigurimet shëndetësore.

    “Në katër mandatet e kaluara kam qenë nga kritikët më të mëdhenj për mungesën e sigurimeve shëndetësore, kemi kritikuar, por njëkohësisht kemi shikuar sigurimet shëndetësore në vendet e tjera në botë. Kemi hartuar një program, me këta partnerë tonë, sepse asnjëherë nuk ka qenë në dorën e ministrave, por se ka qenë në implementim nga organizatat ndërkombëtare. Kanë fonde, që asnjëherë nuk janë shfrytëzuar për qëllimin të cilën kanë shkuar. Kanë qenë fonde të tjera, jo prej buxhetit të Kosovës. Ne e kemi realizuar në kohën e Uran Ismailit, Sistemin e Informimit të Fondit”, është shprehur Haxhiu në Desku.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark