×
  • Lajme
  • Insajderi

    Haxhiu kopjon Kurtin, shfaqet me video selfie nga vetura

    Insajderi
    10 November 2022 - 10:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Paraqitjet e kryeministrit, Albin Kurti nga xhipi i zi ku zakonisht jep njoftime jo edhe aq të rëndësishme, nuk kanë qenë të rralla. Këto paraqitje duket se po iu pëlqejnë edhe vartësve të tij. Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu sot e ka kopjuar shefin e saj.

    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu në mëngjesin e sotëm është nisur drejt Kuvendit.

    Duke e kopjuar kryeministrin Kurti, Haxhiu ka njoftuar me një video selfie nga vetura se do të diskutojë për pika të rëndësishme për ministrinë e Drejtësisë, shkruan Insajderi.

    “Rëndësia e projektligjeve në seancën e sotme”, ka shkruar Haxhiu në postim.

    Por, përpos paraqitjeve nga vetura, dyshja kanë edhe një të përbashkët tjetër.

    Asnjëri prej tyre nuk është i mirëpritur që ta vizitoj SHBA’në gjatë këtyre ditëve. Kjo pasi Ambasada Amerikane ia ka anuluar vizitën, me arsyetimin e tensioneve të shkaktuara në veri të Mitrovicës.

    Postimi i plotë i Haxhiut:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark