×
  • Lajme
  • Lajme

    Haxhiu: Kurti në Skenderaj e në Drenicë gjithë veç UÇK ka me dëgju

    Insajderi
    02 February 2021 - 00:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Bekim Haxhiu nga Partia Demokratike e Kosovës, është shfaqur i ashpër me zhvillimet e fundit, ku kreu i Vetëvendosjes Albin Kurti, u tha se nuk prit mirë në Drenicë kur ai shkoi për një tubim elektoral.

    Haxhiu e quajti madje frikë të Kurtit, nga thirrjet ‘’UÇK’’ e ‘’Hashim Thaçi’’, ndaj dhe u shoqërua nga Njësia Speicale.

    ”Qysh me u frikësu një lider që pretendon me u bë Kryeministër, prej thirrjeve UÇK, në Skenderaj”.

    ”Po normal. Se në Skenderaj e në Drenicë veç UÇK ka me dëgju, edhe Hashim Thaçi ka me dëgju, edhe Kadri Veselin”.

    ”UÇK ka me dëgju edhe Adem Jasharin”.

    ”Edhe në krejt Kosovën edhe në ditën e zgjedhjeve më 14 shkurt, Albin Kurti dhe gjithë soji i tij kanë me dëgju UÇK”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark