×
  • Lajme
  • Insajderi

    Haxhiu, Kurtit: Mos ju bo presion deputetëve tu lëri të lirë të votojnë

    Insajderi
    23 June 2022 - 12:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Bekim Haxhiu i PDK-së ka kërkuar nga kryeministrit, Albin Kurti të mos i bëjë presion deputetëve të tij për votimin e trustit.

    “Lëri deputetë e tu mos ju bë persion”, tha ai.

    “Nëse ke arritë më bë këtë tek deputetë e tu nuk ki me arritë me bë këtë me deputetët e Kuvendit të Kosovës se këtu ka demokraci”, tha Haxhiu përcjell Insajderi

    Kjo reagimi i Haxhiut erdhi pas ironive që Kurti bërë në Kuvend me këtë të fundin.

    “Fizioterapisti me doktoratur propozojë tërheqjen e trustit”, tha ai.

    “Vetëm një person doktoraturë në Fizioterapi e ka vetëbesimin që të propozojë diçka kaq të madhe në ekonomi”, u shpreh Kurti në Kuvend duke i reaguar iniciuesit të Projektligjit për Tërheqjen e Trustit, Bekim Haxhiut të PDK-së

    Sipas Kurtit vetëm 10 për qind e qytetarëve do të përfitojnë nga tërheqja e Trustit.

    “Çfarë ndodh me 5 për qind e qytetarëve që janë të varur nga skemat sociale”, ka pyetur Kurti.

    Ai po ashtu ka thënë se Qeveria e tij i ka ndihmuar shumë kategori shoqërore, duke përfshirë fëmijët, gratë lehona, fermerët etj.

    Kurti po ashtu ka thënë se propozimi për tërheqjen e Trustit po vjen nga ata që nuk janë të varfër.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark