Ish-anëtari i Komisionit Parlamentar të Shëndetësisë dhe kandidat për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Bekim Haxhiu, ka shpalosur planin e partisë së tij për shëndetësinë.
Haxhiu në Edicionin e Analizës shpalosi planin e Partisë Demokratike të Kosovës për shëndetësinë, teksa tregoi se kanë bashkëpunuar me ekspertë shëndetësorë të vendit dhe jashtë.
“Ne bashkërisht me ekspertët tonë të sferës së shëndetësisë kemi punuar shumë për një menaxhim më të mirë, menaxhim të pandemisë dhe rimëkëmbje të shëndetësisë. Kemi punuar me ekspertë brenda dhe jashtë PDK-së si dhe me ekspertë jashtë Kosovës”.
“Vizioni ynë është që të fokusohemi sa më shumë në menaxhimin dhe rimëkëmbjen e pandemisë”, tha Haxhiu.
Haxhiu mes tjerash tha se nëse PDK bëhet pjesë e qeverisë për tre muaj do të testojnë për koronavirus 1 milion banorë ndërsa për gjashtë muaj do të vaksinojnë gjithë popullsinë kundër COVID-19
“Në menaxhimin e pandemisë COVID-19 parashohim rritje të numri të testimeve grupore dhe familjare dhe në tre muajt e parë të bëjmë 1 milion testime. Ne kemi humbur një shans që të bëjmë testime grupore dhe familjare. Kjo është një metodologji që e kanë përdorur shtetet që kanë pasur numër të madh të infektimeve”.
“Nga dita kur hyjmë në qeveri për gjashtë muaj do të vaksinojmë kundër COVID-19 të gjithë popullsinë”.
“Rritje të pagës për profesionistët shëndetësor dhe pagesë për orët shtesë.Pagë dhe kontratë pune për të gjithë specializantët dhe eliminim të specializimi me vetëfinancim pasi në të kaluarën kjo ka qenë problematike”.
“Pika tjetër e rëndësishme është implementimi i sigurimeve shëndetësore – në vitin e parë të qeverisë tonë mendojmë të fillojmë me implementimin e sigurimeve shëndetësore në Republikën e Kosovës”.
Haxhiu tregoi se prioritet do të kenë prioritet do të kenë sigurimin shëndetësor të qytetarëve.
“Shifrat që janë sot të infektimeve dhe vdekjeve tregojnë më së miri menaxhimin e pandemisë”.
“Dy vite kemi udhëheq me ministrinë e Shëndetësisë – menaxhimi sektorial ka qenë i mirë dhe ka qenë menaxhim i mirë”.
“Do të mundësojmë që secili qytetarë të ketë kartelën digjitale shëndetësore”.
“Baza e sigurimeve shëndetësore ekziston por duhet ndryshuar ligji dhe pastaj statusi për sigurime shëndetësore dhe mbledhjen e premiumeve dhe implementimi i sigurimeve shëndetësore, në programin tonë është 2 deri 3% e faturës mjekësore të shkojë për mjekët”.
“Ata që bëjnë operime dhe intervenime të shtrenjta do të marrin 2 deri 3% të faturës – ata që nuk punojnë nuk do të marrin këtë përqindje. Por, ata që punojnë shumë nuk do të kenë nevojë të punojnë fare në sektorin privat”, tha Haxhiu./periskopi.