Insajderi
Lajme

Haxhiu: Në dhomat e gjinekologjisë nuk do vendosen më shumë se dy lehona

Insajderi
18 June 2024 - 14:13
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Haxhiu: Në dhomat e gjinekologjisë nuk do vendosen më shumë se dy lehona
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka thënë se investimet që janë bërë në Klinikën e Gjinekologjisë, përurimi i të cilave është bërë sot është për tu duartrokitur.

Ajo ka thënë se tri herë si paciente e kësaj klinike ka parë nga afër kushtet e rënda , sfidat e nevojat e pacientëve dhe stafit mjekësor.

Haxhiu ka thënë se në dhomat e gjinekologjisë nuk do të vendosën më, më shumë se dy lehona.

Postimi i plotë:

Klinika e Gjinekologjisë – Transformim për tu duartrokitur

Deri më sot, Klinika e Gjinekologjisë ka qenë ambient i cili kërkonte transformim të domosdoshëm si për nga nevojat e fëmijëve që vijnë në jetë po ashtu edhe për lehonat.

Tri herë kam qenë paciente edhe vet në këtë klinikë, kam parë nga afër kushtet e rënda, sfidat dhe nevojat e pacientëve por edhe stafit mjekësor.

Ishte kënaqësi e veçantë sot të shoh nga afër transformimin e kësaj klinike. Infrastrukturë moderne e hapësira të pastërta. Në dhomat e gjinekologjisë nuk do vendosen më, më shumë se dy lehona. Mjetet dhe kushtet e përmirësuara në punë do të shtojnë edhe angazhimin e stafit shëndetësor.

Përgëzoj dhe falënderoj Ministrin e Shëndetësisë për punën e jashtëzakonshme.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark