×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Haxhiu në vizitë tek Shoqata e të Burgosurve Politik thotë se ata u bënë fryma dhe zëri i rezistencës

    Insajderi
    26 January 2024 - 15:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu sot ka vizituar Shoqatën e të Burgosurve Politik të Kosovës.

    Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Haxhiu ëshë shprehur se ish të burgosurit politik nga regjimi serb janë kategoria e cila me të drejtë kërkon të dëgjohet dhe respektohet.

    “Ish të burgosurit politik të regjimit serb dhe jugosllav, janë kategoria e cila me të drejtë kërkon të dëgjohet dhe të respektohet. Përkundër sfidave dhe vuajtjeve të përjetuara në burgje për bindjet e tyre politike, ata qëndruan dhe u bënë fryma dhe zëri i rezistencës kundër shtypjes dhe padrejtësisë. Sfidat dhe vuajtjet e tyre na kujtojnë për rëndësinë e qëndrueshmërisë dhe vendosmërisë në mbrojtjen e vlerave të lirisë dhe drejtësisë për të gjithë qytetarët. Sakrifica e tyre meriton vlerësim dhe trajtim me dinjitet”, ka shkruar Haxhiu në rrjetin social Facebook.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark