Kandidati për deputet i PDK-së, Bekim Haxhiu, gjatë qëndrimit në Mitrovicë, u zotua se do t’i vazhdojnë investimet për këtë komunë kur të kthehen në pushtet.
PDK-ja ka hapur fushatën zgjedhore në Mitrovicë, për këtë Haxhiu tha se është traditë e Kadri Veselit që po e vazhdon kjo parti.
Tutje postimi i plotë i tij:
Traditën e kryetarit Kadri Veseli e vazhduam edhe sot, të hapjes së fushatës zgjedhore, pikërisht në Mitrovicën e Isa Boletinit e shumë heronjëve tjerë.
Në pjesën veriore të qytetit vizituam Kullat e atdhetarit Kadri Kadriu, ku u takuam me bacën Ali Kadriu, Imbar Kadri Kadriun dhe qytetarët shqiptarë të kësaj pjese.
Këta janë heronjtë e vërtetë të veriut, të cilët qëndruan në mbrojtje jo vetëm të shtëpive të tyre, por të vendosur për ta mbrojtur identitetin kombëtar edhe në këtë pjesë të Kosovës.
U zotuam se investimet në këtë pjesë të vendit do t’i vazhdojmë aty ku i kemi lënë, posa të vijmë në udhëheqjen e shtetit të Kosovës.
Na priftë e mbara në këtë fushatë zgjedhore!