×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

     Haxhiu për Kodin Civil: Nuk guxojmë të lejojmë që mos të kemi një dokument që avancon të drejtat e njeriut

    Insajderi
    09 January 2024 - 10:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se nuk janë të sigurtë nëse do të kenë 61 vota nga deputetët për Kodin Civil.

    “Për bindjen time më mirë është të sigurohemi që i kemi 61 vota që marrin pjesë në votim dhe në anën tjetër ta procedojmë sepse dështimi i sërishëm në Kuvendin e Kosovës do të ishte fatale për Kosovën, sidomos edhe për së brendshmi dhe në rrugëtimin tonë drejt mekanizmave siç është edhe Këshilli i Evropës”, u shpreh Haxhiu.

    Kosova është një vend që pretendon të anëtarësohet në Këshillin e Evropës, e për këtë sipas saj duhet të votohet kodi civil.

    “Kodi Civil do të procedohet brenda këtij viti. Kosova si vend që pretendon të anëtarësohet në Këshillin e Evropës, nuk guxojmë të lejojmë që mos të kemi një dokument që avancon të drejtat e njeriut, sepse lidhet drejtpërdrejt me të drejtat e njeriut”, ka thënë ajo.

    Sipas saj fatkeqësi është që jemi në vitin 2024 dhe Kosova ende nuk ka Kod Civil.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark